Ja çka arriti Era Istrefi për vetëm 3 muaj

0
134

Era Istrefi po korr suksese në arenën ndërkombëtare.

Këngëtarja shqiptare me hitin e saj ‘Bon Bon’ ka thyer të gjitha të priturat në arenën ndërkombëtare.

Pasi pushtoi shumë top lista botërore dhe ishte mysafire e shumë televizioneve të huaja, ajo së fundi ka arritur edhe një sukses, transmeton Telegrafi.

Në fakt, pasi Era nënshkroi marrëveshje me kompaninë Ultra Music për të drejtat muzikore, “Bon Bon” u publikua edhe në kanalin muzikor të këtij produksioni muzikor.

Vetëm tre muaj i është dashur Erës që të arrij shifrën prej 74 milionë klikimesh në YouTube që të renditet në vendin e tetë në renditjen e listës së këngëve që i menaxhon Ultra Music.

Vlen të ceket se në vendin e parë është OMI me remix e këngës “Cheerleader”, i cili u publikua para një viti dhe ka mbi 558 milionë klikime.

Ndërsa në pozitën e dytë gjendet verisoni origjinal i këngës së OMI-t, kurse Pitbulli gjendet në vendin e tretë me këngën “I Know You Want Me”. /Telegrafi/