Ja formacioni përballë Rumanisë (FOTO)

0
185

Përballja me Rumaninë është çështje krenarie për lojtarët e De Biasit, të cilët duan të shkruajnë historinë që në debutimin e tyre.

Në portë do të jetë si gjithnjë Berisha. Reparti i mbrojtjes do të jetë i njejti me një pikëpyetje të vogël. Do të kthehet Lorik Cana, apo De Biasi do të mbajë sërish dyshen Ajeti-Mavraj?

Mungesë e rëndësishme do të jetë edhe ajo e Kukelit, i cili për shkak të kartonëve nuk do të luajë ndaj Rumanisë.

Në vend të tij, me shumë mundësi do të aktivizohet Basha. Ndërkohë, pjesa tjetër do të jetë e njëjtë me atë të sfidës me Francën.
formacioniantirumani
/ Top Channel