Një PS4 shumë i fuqishëm lansohet këtë vit

0
63

Sipas një raporti të ri, një PlayStation 4 më i fuqishëm i quajtur Neo do të lansohet nga Sony para fundit të vitit 2016.

“Disa burime ia kanë thënë” këtë informacion Richard Leadbetter të Eurogamer. Sipas tij, ky PS4 i ri do të jetë shumë më i fuqishëm se ky aktual, pasi do të mbështesë lojërat në rezolucion 4K.

| LEXO EDHE: Fotografohet Audi A8, që do të lansohet në 2017 |

Sipas të gjitha gjasave, PS4 i ri do të arrijë para ngjarjes “Project Scorpio” të Microsoft, transmeton Gazeta Express.

Kjo ngjarje pritet të mbahet gjatë festave të fundvitit. Pajisja e re e Sony pritet të vijë me disa ndryshime të mëdha në performancë, për të ofruar një eksperiencë të re të lojërave.