Kocka të forta duke ngrënë këto pesë ushqime

0
202

 

Qumështi dhe produktet e tij janë të pasura me kalcium dhe kështu janë thelbësore për të pasur kocka më të forta dhe për të qenë më pak të prirë për zhvillimin e osteoporozës. Por në këtë drejtim mund t’u ndihmojnë edhe disa ushqime. Mjeku.Net ju sjell pesë ushqimet të cilat veç dobive të tjera shëndetësore ju do të keni edhe kocka më të forta.

1. Soja
Produktet e sojës janë të pasura me proteina dhe preferohen për të shtuar nivelin e kalciumit në gjak. Një person i rritur çdo ditë duhet të konsumojë rreth një mijë miligramë kalcium. Një filxhan kafe i mbushur me fara të sojës përmban rreth 260 miligramë kalcium dhe 100 miligramë magnez.

2. Peshqit e yndyrshëm
Vitamina D nuk i forcon drejtpërdrejtë kockat, por ajo ndihmon në absorbimin më të mirë të kalciumit në zorrë. Kështu duke shtuar një porcion salmon disa herë në javë në ushqimin tuaj ju do t’i forconi edhe kockat. Të rriturit kanë nevojë për 600 njësi ndërkombëtare vitaminë D, ndërsa një porcion salmon ofron 450 njësi.

| LEXO EDHE: Ja çka shkakton konsumimi i çajit dhe i kafes |

3. Bananet
Kjo frutë tropikale është e njohur si minierë kalciumi, edhe pse ajo shpesh “harrohet” të përshihet në listën e ushqimeve për kocka të shëndetshme. Megjithatë një frutë banane në mesatare ka 422 miligramë kalcium, që është një shifër që nuk duhet të injorohet.

4. Patatet
Studimet kanë treguar se ushqimi i pasur me kalium mund të zëvendësojë mungesën e kalciumit, një dukuri e shpeshtë në dietën perëndimore. Personat e moshuar kanë nevojë për 4.700 miligramë kalium në ditë. Një patatet e madhësisë mesatare ofron 542 miligramë të këtij minerali.

5. Bajamet
Bajamet janë po aq të shëndetshme sa edhe vaji i ullirit në forcimin e kockave. Një grusht bajame mund të përmbajë deri në 80 miligramë kalcium dhe 80 miligramë magnez, që po ashtu është i rëndësishëm për të pasur kocka të forta. Të rriturve u duhen nga 300 deri në 400 miligramë magnez në ditë.

Action Coin