Arrestohet një person për kanosje me armë në Skenderaj

0
66
Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten, në fshatin Polac të Skenderajt, është arrestuar një person për kanosje me armë.

Sipas PK-së, i dyshuari mashkull, pas një mosmarrëveshje ka kanosur me armë viktimën mashkull, që të dy të nacionalitetit shqiptar.

Po ashtu bëhet e ditur se nga i dyshuari policia ka konfiskuar armen AK-47 me një karikator të zbrazët, transmeton lajmi.net

Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.