Bale shpreh zhgënjimin pas humbjes ndaj Anglisë

0
106

Humbja e Uellsit ndaj Anglisë ka lënë shenjë tek ndjenjat e Gareth Bale.

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka shprehur gjithë zhgënjimin e tij pas humbjes që kombëtarja e tij e pësoi nga Anglia edhe pse e përfunduan pjesën e parë me epërsia 1:0.

Megjithatë, sulmuesi uellsian ka deklaruar pas ndeshjes që nga pas kësaj humbje nuk kishte vetëm zhgënjim pasi grupi ende ndjehen të lumtur nga pjesëmarrja në një eveniment kaq të madh.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer në këtë moment, por brenda ne ende ndjehemi të fortë, ne ende ndjehemi të lumtur”, deklaroi Bale.

Ndryshe, Uellsi në ndeshjen e parë ka shënuar fitore ndaj Sllovakisë me rezultat 2:1. /Telegrafi/