Shaqiri vë në siklet gazetarin kur është në pyetje Kosova, ja çfarë i thotë

0
262

Pyetja për Kosovën ka bërë që Xherdan Shaqiri ta vë në siklet një gazetar gjatë një interviste që ka dhënë së fundi.

Yllit të Stoke Cityt që gjendet në Francë me Zvicrën në Euro 2016, i është kërkuar që të tregojë nëse do të mbetet përfundimisht te helvetikët, edhe pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, shkruan ‘bluewin.ch’, transmeton Indeksonline.

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, ka krijuar një temë të re në futbollin evropian, e që lidhet me futbollistët kosovarë që luajnë për shtetet tjera, që në të kaluarën nuk kanë pasur mundësi të përfaqësojnë vendlindjen e tyre.

Granit Xhaka në një pyetje të tillë, ka thënë se ka vendosur përfundimisht të luaj për Zvicrën, e një gjë e tillë i është kërkuar edhe Shaqirit.

“Granit Xhaka ka zgjedhur që të luaj përgjithmonë për Zvicrën, ndërsa Kosova është lejuar për të bërë gara zyrtare. A nuk koha që ju të tregohuni të qartë?”, ishte pyetja që iu bë Shaqirit.

“Unë e kthej përgjigjen: Cila do të ishte përgjigja juaj nëse trajneri i Kosovës ju thërret dhe ju thotë se ju jeni kapiteni i ardhshëm i Kosovës?”, përgjigjet  Shaqiri.

Kjo pyetje do të mbetet e hapur?

“Unë nuk kam marrë një telefonat të tillë. Unë nuk kam asgjë për të vendosur. Unë përqendrohem në Euro. Vesh fanellën e Zvicrës, jap gjithçka për këtë ekip siç kam bërë gjithmonë. Unë nuk mund të bëjë më shumë, apo jo?”, ka përfunduar Shaqiri.