Ymeri: Ja pse kurrsesi nuk duhet pranuar e ratifikuar demarkacioni

0
58

Kryetari i Lëvizjes Vetëvndosje, Visar Ymeri, ka shfytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebook për t’iu rikthyer temës së liberalizmit të vizave.

Ky është postimi i plotë  i Ymerit:

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është i lidhur me dy kushte: 1) luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë; dhe, 2) ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi që na i humbet 8.200 hektarë. Për të qenë edhe më keq se kaq, Kosova është kurthuar në një thes me Turqinë, Ukrainën e Gjeorgjinë. Ky është grupi politik i Kosovës për dallim prej atij futbollistik të kombëtares sonë në kampionatin evropian në Francë.

Mirëpo, qeveria dhe sejmenët e saj e përmendin vazhdimisht vetëm çështjen e nevojës së ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi. Sepse, kushti i parë për heqjen e vizave e problematizon krimin e korrupsionin qeveritar e institucional, dhe, për shkak se qeveritarët me argatët e tyre duan që me çdo kusht e parreshtur ta sulmojnë opozitën dhe ta mbajnë ofensivën.

Është shumë e mundshme që edhe sikur të ratifikohet demarkacioni në Kuvend sërish të mos na i heqin vizat sepse dihet që askund nuk është në nivel luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit të lartë dhe ndodhemi në një grup tejet të vështirë me Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Kjo paraqet një arsye shtesë pse kurrsesi nuk duhet pranuar e ratifikuar ky demarkacion.”