Sot në Vatikan do të lexohet Kurani

0
150

Në Vatikan sot pritet që të dëgjohen thënie nga Kuran-i në Vatikan.

Kjo iniciativë vjen nga Papa Françesku me qëllim të promovimit të paqes në mes të Palestinës dhe Izraelit.

Përgjatë vizitës së tij në Izrael dhe Palestinë, Papa Françesku ka ftuar presidentët e këtyre dy vendeve t’i bashkohen për lutjet e mbrëmjes.

Zëdhënësi i presidentit izraelit Peres, ka deklaruar se Papa Françeskut do t’i bashkëngjiten edhe liderë të religjioneve të tjera duke përfshirë hebrej, të krishterë dhe islamik.

Sipas zyrtarëve, këto lutje të mbrëmjes do të jenë një “pauzë në politikë”, dhe nuk kanë ndonjë prapavijë politike përveç dëshirës për të sjellë paqe dhe respekt në marrëdhëniet izraelito-palestineze. Vatikani do të transmetoj këtë ngjarjes përmes ueb faqes zyrtare.

Ndryshe, për herë të parë në historinë botërore, Kurani u lexua në vitin 2014 në Vatikan. (INA)