Agani paralajmëron ndërprerjen e ndërtimeve në Zveçan! (VIDEO)

0
72

Projekti për lagjen “Lugina e Diellit” në Zveçan, ku pretendohet të ndërtohen 300 shtëpi me gjithë infrastrukturën e nevojshme për qytetarët serbë, mund të mos realizohet dhe aty do të ndërpriten punimet në rast se nuk plotësohet të gjitha kushtet ligjore.

Këtë e ka thënë për Tribuna Channel, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani.

Ai ka shpjeguar kushtet për ndërtim duke thënë se lejet e ndërtimit lëshohen në bazë të dokumenteve të planifikimit të komunave, të bazuara në dokumentet e planifikimit hapësinor, planit zhvillimor komunal dhe hartës zonale, dokumente këto që Komuna e Zveçanit nuk i ka. /Tribuna Channel/