Zhbogar: Populli e gjykon cilët politikanë duhet ndëshkuar

0
777

Shefi i zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar mbrëmë në Zona B të Baton Haxhiut ka thënë se misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, ka pasur sukses në luftimin e krimit dhe korrupsionit, duke përmendur rastet e Ramadan Mujës dhe Azem Sylës, njofton Klan Kosova.

“EULEX-i ka pasur sukses në luftën e krimit dhe korrupsionit, duke filluar me rastin e Ramadan Mujës në Prizren deri tek rasti i Azem Sylës”.

Ai ka deklaraur se misioni ka qenë kritik ndaj të dy krahëve politik, si ndaj pozitës, ashtu edhe ndaj opozitës, për qëndrimet e tyre të skajshme në krizën politike në vend.

“Ne kemi qenë kritikë edhe ndaj qeverisë për protestat që kanë ndodhur që t’i dëgjojnë pakënaqësitë e qytetarëve, unë kurrë nuk jam ndjerë i kufizuar nga Brukseli për të bërë një gjë të caktuar”.

“Politikanët e Kosovës zyrtarisht janë pro Kosovës. Do të ishte pozicion radikalë që të mos bisedonim parti politike pasi ka njerëz me precedentë penal. Ne i bëjmë thirrje që ata persona që kanë probleme me ligjin të largohen nga politika. Ne nuk qeverisim këtu, përgjegjësia është mbi qeverinë. Ne kritikojmë kur diçka nuk bëhet mirë në Kosovë dhe do vazhdojmë të kritikojmë, ne do ta nxjerrim raportin tonë në tetor dhe do i shpalosim edhe kritikat. Populli e gjykon cilët politikanë duhet ndëshkuar. Në çdo demokraci populli i zgjedh përfaqësuesit dhe ne negociojmë me përfaqësuesit”.