Sot, 17 vite pa legjendën Haki Misini (FOTO/VIDEO)

0
2817

Sot bëhen 17 vite, që Kosova kishte humbur një artist të madh, është fjala për këngëtarin Haki Misini, vokalist i rockgrupit MAK, i cili ishte vrarë nga forcat serbe, transmeton Ditori
hakimisinimak1Misini, ishte vrarë pak orë para se të nënshkruhej marrëveshja për ardhjen e forcave të NATO-së në Kosovë, të paktën kështu rrëfen sot djali i tij Urim Misini, sot punonjës në transmetuesin publik
hakimisinimak2Urimi, në atë kohë 11 vjeçar, kujton momentin e fundit që e kishte parë babain e tij

“Veq e mbaj në mend dera kur ka bo, edhe e kam parë nga dritarja duke e futur grupin në veturën e policisë” kujton Urimi
hakimisini6Ndryshe, grupi MAK i themeluar në vitin 1973, ishte grupi më i njohur në atë kohë dhe konsideroheshin edhe themelues të rock skenës kosovare, dhe jo rasisht quheshin edhe pionierë të rock muzikës në Kosovë

Anëtarët e këtij grupi ishin edhe Mehmet Tupella (poashtu i vrarë nga forcat serbe), Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi. /Ditori.com/

hakimisinimak3
Haki Misini dhe Fadil Vokrri
hakimisinimak4Haki Misini gjatë performimit
hakimisini7Emisioni i transmetuesit publik kushtuar Haki Misinit
hakimisinimak5Grafiti me emrin e grupit ‘MAK’ në qytetin e Mitrovicës, vendlindja e të ndjerit Haki Misini

Action Coin