Rrahu gruan në sy të fëmijëve, flet burri: “Ishte gjendje momentale”

0
148

Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 44­-vjeçarin Ilirjan Pajo, i cili u filmua nga qytetarët e Vlorës, teksa rrihte me shkelma ish-­bashkëshorten e tij, në sy të dy fëmijëve. Mësohet se 44­vjeçari e ka cilësuar si një ngjarje momentale dhunën që ushtroi ndaj ish­bashkëshortes në mes të rrugës.

Ai ka pohuar se ishte takuar me Marsela Caushaj disa here, madje kishin konsumuar edhe kafe bashkë. Ndërkohë Pajo ka pranuar në gjykatë se detyrimi financiar kundrejt fëmijëve të tij në shumën 15 mijë lekë të reja, nuk është dhënë asnjëherë.

Ilirjan Pajo u arrestua menjëherë pas publikimit të videos, ku dukej teksa rrihte me shqelma gruan në sy të dy fëmijëve të mitur.

Action Coin