Në Mitrovicë u nderua rreshteri i FSK-së, Ahmet Menxhiqi

0
125

Nënkryetari I komunës, Safet Kamberi, I shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bislim Imeri, drejtorët e drejtorive komunale dhe kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNj, Halit Barani, kanë bërë homazhe tek arkivoli me trupin e pa jetë të pjesëtarit të FSK-së, Ahmet Menxhiqi.

Rreshteri Ahmet (Sheqir) Menxhiqi, ishte pjesëtar i Batalionit të Tretë të Reagimit të Shpejtë, në Kazermën ,,Minatori’’ në Mitrovicë. Ai ndërroi jetë të martën, më 7.06.2016, në Gjermani, ku kishte shkuar për trajtim mjekësor.

Nënkryetari Kamberi dhe kryesuesi  Imeri, me bashkëpunëtorët e tyre, pas homazheve, që ishin organizuar në Kazermën “Minatori”, ngushëlluan familjarët dhe eprorët e të ndjerit Menxhiqi.

Nënkryetari Kamberi tha me këtë rast, se vdekja e hershme e rreshterit Ahmet Menxhiqi  I ka pikëlluar shumë qytetarët e Mitrovicës dhe është një humbje e madhe, para së gjithash për familjen e tij, por edhe për shokët e tij të luftës e të FSK-së, Ministrinë e FSK-së e të tjerët.

Ai tha në vazhdim se rreshteri Ahmet Menxhiqi me shërbimin e tij në radhët e FSK-së në Mitrovicë, i bëri nderë qytetit dhe të gjithë qytetarëve dhe se të gjithë ata që e kanë njohur, do ta kujtojnë si një njeri të përkushtuar për të mirën e vendit dhe qytetarëve të tij.fskrreshterinsert

Action Coin