Mos hapja e Urës së Ibrit mund ta destabilizoj Mitrovicën, Bahtiri fton intelektualët në takim urgjent

0
152

Mos rivitalizimi dhe mos hapja e Urës së lumit Ibër deri më 15 qershor nga Zyra e BE-së në Kosovë, sipas marrëveshjes së Brukselit të datës 25 gusht 2015, mund ta destabilizoj Mitrovicën, pasi që qytetarët janë shumë të indinjuar me këtë.

Për ta mbajtur nën kontroll situatën dhe për të mos pasur destabilitet, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thirrur një takim urgjent me intelektualët e Mitrovicës për të shtunën në ora 12:00.

Ky takim do të realizohet në qendrën e kulturës në Mitrovicës, ku do të diskutohet për gjendjen e rëndë që mund të krijohet nëse nuk hapet ura e ibrit.

Ndryshe, Zyra e BE-së pas procedurave të tenderimit, në fillim të këtij viti ka kontraktuar një kompani për revitalizimin e Urës së Ibrit, por ajo ende nuk e ka filluar punën pa asnjë arsyetim. /Veriu.info/