Ky do të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Manchester United

0
87
Sipas mediave angleze dhe ato italiane, Mourinho do ta lërë të lirë të largohet mbrojtësin italian, Matteo Darmian nga ”Old Trafford”.

25 vjeçari ishte transferuar vetëm 12 muaj më parë nga Louis Van Gaal për shumën prej 12 milionë eurove.

Por vetëm pas 39 ndeshjeve të zhvilluara me United, si duket aventurës së tij po i vije fundi, pasi nuk e ka bindur trajnerin Jose Mourinho me paraqitjet e tij.

Tuttosport raporton se pas nënshkrimit me Dani Alves-in, tani Juventus-i mund të transferojë edhe mbrojtësin Matteo Darmian nga United./Sportali.net