Bliri, lulja që lufton ankthin

0
2774

Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit. Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Rritet në pyje, shkurre dhe sidomos në zonat e dushkut dhe të ahut.

Në Shqipëri, aromën dehëse të blirit do ta ndjeni edhe në rrugët e qyteteve kryesisht në Peshkopi, Elbasan apo Tiranë. Kjo pemë kërkon toka të pasura dhe të thella. Rritet dhe e kultivuar pothuajse kudo. Blirit i përdoren lulet së bashku me gjethet.

Lulja e blirit është përdorur në mjekësinë tradicionale popullore të shumë civilizimeve në botë. Lulja e blirit në versionin e saj të thatë mund të bëhet çai, i shijshëm dhe me aromë të fortë. Më psohtë do të gjeni vlerat e lules së blirit :

Lufton ankthin

Një nga përdorimet më të gjera të çajit të lules së blirit është kundër ankthit. Ky çaj ka aftësi qetësuese kundër stresit mendor. Nëse vuani nga luhatjet e humorit ose stresi kronik, një filxhan me çaj bliri është zgjidhja më e zgjuar që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin mendor. Çaji i blirit ka ndikim minimal në nivelet hormonale por i jep trurit dhe trupit shplodhjen e merituar.

Neutralizon radikalet e lira

Siç ndodh edhe me të gjitha bimët e tjera mjekësore, antioksidantët që gjenden tek bliri shërbejnë si luftëtarë kundër radikaleve të lira, duke i larguar ato dhe përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm. E gjithë kjo parandalon sëmundjet kronike. Antioksidantët janë shumë efikasë në mbrojtjen e lëkurës kundër shenjave të plakjes dhe ekspozimit në diell.

Detoksifikojnë trupin

Përbërësit dhe acidet që gjenden tek bliri çlirohen menjëherë në çaj duke nxitur djersitjen. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar toksinat nga trupi, së bashku me kripërat e tepërta, yndyrnat, ujin dhe substancat e huaja. Këto cilësi e bëjnë blirin shumë të çmuar në rastet e sëmundjeve me temperaturë të lartë, sepse djersitja e ul atë më shpejt dhe në të njëjtën kohë parandalon dëmtimet në organe.

Lufton të ftohtin dhe gripin

Përveç stimulimit të djersitjes dhe uljes së temperaturës, lulja e blirit jep një kontribut të veçantë në luftimin e simptomave të të ftohtit, gripin, inflamacionit në gojë dhe traktin respirator. Çaji i lules së blirit të ndihmon edhe me kollën dhe fytin e trazuar, duke u kthyer kështu një kërcënim i vërtetë për këto simptoma dhe duke i dhënë fuqi sistemit imunitar.

 Lufton inflamacionin

Ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës, të shkaktuara nga tensioni dhe simptoma të tjera të inflamacionit duhet të konsumojnë çaj bliri dhe të eleminojnë dhimbjet nga artriti apo simptoma të tjera. Në të njëjtën mënyrë që largon inflamacionin nga trakti respirator, ashtu ul tensionin e gjakut dhe largon inflamacionin nga enët e gjakut duke parandaluar një sërë problemesh përfshirë dhimbjet e kokës.