Njihuni me orën më të re të mençur nga Samsung (VIDEO)

0
60

Samsung ka prezantuar të enjten orën e re inteligjente që quajtur Gear Fit 2. Ajo është një pasardhëse e mirë e Gear Fit, dhe vjen me një tipar të ri harte që ju tregon rrugën dhe ju ndihmon të shkoni në drejtimin e duhur.

Gear Fit 2 është një pajisje e ndërtuar për entuziastët e fitnesit dhe ka një ekran më të madh, më të gjerë se Fit-i origjinal. Gjithashtu në ndryshim nga Fit-i origjinal ajo është e përshtatshme për çdo telefon inteligjent që ka Android 4.4 e sipër.

Ajo ka një jetë baterie tipike prej rreth tre deri në katër ditë. Është rezistente ndaj ujit në thellësi 1.5 metra për deri në 30 minuta, e cila nuk është e mjaftueshme për not, por është mjaftë mirë për shi dhe djersitje.

Ekrani AMOLED duket një mrekulli. Gear 2 vepron me sistemin e operimit Tizen të vet Samsung, i njëjti sistem që vepron ora inteligjente Gear S2. Detajet shumëngjyrëshe të Tizen në ekran shfaqen kundrejt fushës me bojë të zezë.

Një nga gjërat më të mira të Gear Fit 2 është GPS e inkorporuar në ndërtimin e orës, e cila ju shfaq një hartë me ngjyra të rrugës tuaj dhe ju jep drejtime. Kështu s’keni pse merrni telefonin tuaj inteligjent me vete në stërvitje nëse e përdorni atë për drejtimin. Gjithashtu ajo ka 4 GB hapësirë për muzikë kështu mund të luani muzikë pa qenë nevoja të merrni telefonin me vete, transmeton krokodili.

Për sa i përket gjërave të fitnesit: Gear Fit 2 ju thotë se sa kalori keni djegur. Ju mund të filloni menjëherë një vrapim 30-minutësh, dhe ajo mund të dallojë aktivitetin tuaj kështu ju mund të filloni stërvitjen pa qenë nevoja të rregulloni diçka te ora. Ajo ka gjithashtu në ndërtim një monitor të pulsit që raporton rrahjet tuaja të zemrës çdo sekondë. Padyshim që kjo pajisje numëron hapat që bëni gjithashtu dhe shkallët që ngjisni.

Dhe siç do e prisni nga çdo pajisje inteligjente, ajo lidhet me telefonin tuaj inteligjent për lajmërime dhe njoftime.

Gear Fit 2 ngarkohet me valë në nëpërmjet burimit magnetik. Pajisja vjen me tre ngjyra: rozë, blu dhe zezë, dhe me dy përmasa të ndryshme rripash për masa të ndryshme të kyçit të dorës. Ajo kushton 179 dollarë dhe do të fillojnë para-porositjet më 3 Qershor dhe dërgesat dhe lëshimi i plotë në dyqane më 10 Qershor.