Ramazani, shtatë dobitë e agjërimit (Dobia 3)

0
173

3. Vetëkontrolli

Kurani i Shenjtë thotë:

“Dhe ata që e përpijnë zemërimin dhe falin; Allahu i do mirëbërësit”.[3]

Njeriu nxitet e tundohet nga faktorë të ndryshëm si njerëzit, përgjegjësitë, mendimet, emocionet e ndryshme në jetën e tij etj. të cilat ia bëjnë të vështirë t’i kontrolloj veprimet e tij. Shume njerëz mundohen shumë për të hequr dorë nga ushqime të caktuara, zakone dhe praktika të shfrenuara por dështojnë, vazhdimisht. Ramazani dhe agjërimi ndihmojnë njeriun të edukojë ndjenjën e vetëkontrollit dhe të vigjilencës të cilat e bëjnë më të lehtë të heqë dorë nga zakonet e tij të këqija gjatë këtij muaji.

Duke hequr dorë nga ushqimi, i cili është i lejuar dhe esencial për ekzistencën e njeriut, ai e forcon vendosmërinë dhe i mundësohet të ketë vetëkontroll më të madh ndaj veprimeve të tij. Diçka që i sjell atij dobi edhe jashtë ramazanit.

Action Coin