Meksikë-Uruguay, dueli i ndezur i Copa America

0
326

Meksikë-Uruguay, vendi i parë i grupit C, në Copa America Centenario kalon nga dueli i Arizonas mes përfaqësueses TriColor dhe asaj Celeste që janë edhe dy ekipet favorite për kreun e grupit.

Dita e 3-të e këtij edicioni special të Kupës së Amerikës, kulmon me superpërballjen që do zhvillohet në Pheonix ndërkohë që në grupin C do të luhet edhe sfida mes Xhamajkës dhe Venezuelës.

Mungon Luis Suarez për arsye dëmtimi por trajneri i Uruguay-it Oscar Tabarez shpreson shumë te forma e mirë e dyshes së Atleticos Godin-Gimenez në mbrojtje, dhe Edinson Cavanit në sulm për të vendosur në vështirësi Meksikën.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Juan Carlos Osorio i ka të gjitha mundësitë për të shkuar sa më larg në këtë eveniment, dhe do të kërkojë ti bëjë një surprizë të hidhur kombëtares Celeste.

Meksika nuk ka pësuar asnjë humbje në 19 ndeshjet e fundit, përfshirë këtu sfidat e Gold Cup, ato elimintore për Botërorin e Rusisë por edhe takimet miqësore, dhe kësaj i trembet më tepër Uruguay.

Pa harruar faktin që Javier Hernandez vjen nga një sezon i shkëlqyer me Bayer Leverkusenin në Gjermani, ndërsa Andres Guardado është kampion i freskët i Eredivisies me Psv Eindhoven. Në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide trajneri i Uruguay-it, Oscar Tabarez fillimisht u ndal te gjëndja fizike e sulmuesit Luis Suarez.