Erdogani gati të mbyll ambasadën në Gjermani, por hapi një të re në …

0
96

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot me masa të mëdha sigurie hapi ambasadën e re turke në Somali, kryeqyteti i së cilës vetëm dy ditë më parë është goditur nga një sulm terrorist që vrau 15 persona.

Kjo është vizita e tretë e Erdoganit në Somali dhe ai është i vetmi president jo-Afrikan që ka vizituar Somalinë e shkatërruar nga lufta për disa dekada, transmeton Indeksonline.

“Somalia është një aleate e rëndësishëm për ne. Që nga vizita ime e parë në vitin 2011 shoh një ndryshim të rëndësishëm. Shpresoj se Somalia do të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme,” tha Erdogan.

Erdogan poasht tha se Turqia do të dërgojë ndihma humanitare në Somali dhe Etiopia.

Ankaraja do të rrisë ndikimin e Turqisë në Afrikë, veçanërisht në vendet myslimane, dhe në dhjetë vitet e fundit ka përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme tregtinë me vendet nën-Sahariane. /Indeksonline/