Adem Grabovci: Do të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi

0
1447

Shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci ka paralajmëruar se së shpejti do të miratohet demarkacioni me Malin e Zi. Sipas tij, posa ta dërgoj Qeveria në Kuvend, atëherë do të ratifikohet.

“Jo vetëm me Malin e Zi, por edhe më të gjitha vendet tjera do të ratiifkohet Demarkacioni”, ka thënë ai për Rrokum TV, raporton Gazeta Blic.

Ndërkaq, shefi i Grabovcit, Kadri Veseli ka thënë se ratifikimi do të ndodhë vetëm atëherë kur jemi të bindur se demarkacioni nuk i dëmton interesat e qytetarëve./ Gazeta Blic

Action Coin