Thaçi: Shkuarja e kosovarëve në ISIS nuk ka të bëjë me fenë (VIDEO)

0
73

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se besimi apo ideologjia nuk është arsyeja kryesore se pse të rinjtë kosovarë kanë shkuar në ISIS.

Ai gjatë një interviste për RTV Dukagjini ka thënë se bashkëngjitja e kosovarëve në këtë organizatë nuk ka të bëjë me besimin dhe ideologjinë. Madje, sipas Thaçit, edhe ata që udhëheqin këtë organizatë nuk e bëjnë për këtë qëllim.

Presidenti Thaçi ka vlerësuar se Kosova është kampionë kundër terrorizimit dhe radikalizmit në rajon, ndërsa për këtë sipas tij kanë folur edhe presidenti i SHBA-ve,Barack Obama dhe sekretari John Kerry.

Presidenti i vendit ka vlerësuar se askush nuk duhet të bëhet injorant dhe të mohojë se nuk ka pasur elemente radikale në Kosovë.

Thaçi ka shpjeguar se si autoritetet vendase kanë marr masa konkrete ndaj 100 individëve të cilët, siç tha ai, kanë përhapur dhe nxitur urrejtje si dhe kanë ndihmuar në shkuarjen e qytetareve të Kosovës në Irak dhe Siri.