“Spanja është favorite në Euro”

0
203
Kampionët aktualë të Evropës kanë dërguar një sinjal të fortë pas shpartallimit që i bënë Koresë së Jugut 6-1, të mërkurën, ndeshje e cila duket se ka entuziazmuar jashtë mase përzgjedhësin e kësaj Kombëtare, Del Bosque.

Vicente del Bosque beson se dy-herë kampioni i evropianit është favorit për të fituar edhe Euro 2016.

“Ne jemi favoritë për të fituar Kampionatin Evropian ashtu si e fituam katër vjet më parë”, ka thënë ish-trajneri i Real Madrid.

“Ka konkurrentët e tjerë, por kjo është ëndrra jonë për të qenë kampionë përsëri.”

Spanjës i ka mbetur edhe një miqësore kundër Gjeorgjisë të martën, para se të përballet me Republikën Çeke në ndeshjen e parë të Euro 2016 më 13 Qershor.

“Ne jemi të gatshëm për të filluar kampionatin evropian,” përfundoi 65 vjeçari. /Sportali.net

Action Coin