Komuna e Mitrovicës sulmohet me kallashnikov (FOTO)

0
210

Rreth orës 01:53 komuna e Mitrovicës është sulmuar me kallashnikov, duke i shkaktuar dëme materiale në thyerje të dritareve.

Burime të Veriu.info nga komuna bëjnë të ditur se plumbat e kanë goditur katin e tretë, ku plumat kanë thyer disa dritare.

Ky sulm vjen vetëm një ditë pas thyerjes së xhamave të automjete të komunës, nga ish rojat e parkingut, të cilët nuk pranuar t’i punonin nën menaxhimin e një kompanie private, por insistuan që të punonin nën menaxhimin e OVL të UÇK-së, ani pse rrogat do t’i merrnin të njëjta.

Kontrata OVL të UÇK-së i është ndërprerë pas rekomandimit të Auditorit të Përgjithshëm, pasi që kishte vërtetuar se ishte nënshkruar në kundërshtim me ligjin në vitin 2012 nga Avni Kastrati.

Ndryshe, sot bëhet përurimi i fabrikës së kërpudhave në Gushavc të Mitrovicës, premtim që kryetari Agim Bahtiri e kishte bërë në fushatë zgjedhore./Veriu.info/
komuna1komuna2komuna3komuna4

shkelje1shkelje2shkelje3