Goga Basket mposht Flamurtarin, titulli në ndeshjen e pestë

0
59

Titulli kampion në basketboll për femra do të vendoset në sfidën e pestë finale. Goga Basket bëri mrekullinë duke fituar 64-62 ndaj Flamurtarit dhe vë gjithcka në baraspeshë me rezultatin 2-2. Në Ramazan Njala të Durrësit u zhvillua një takim dramatik, që u vendos vetëm në skondat e fundit. Ndeshja nisi mirë për Goga Basket, që mori një avantazh provizor 11-4, por vajzat që drejtohet nga Viron Toska e rritën gradualisht lojën derisa në fudbn të pëeriodës së parë rezultati ishte 14-12.

Gabimet në gjuajtje të Goba Basket në periodën e dytë ndikuan në rezultat pas 20 minutave të para, me tabelën elektronike që shënonte 32-33. Ekulibri u ruajt edhe gjatë periodës së tretë, ku në fundin e saj Flamurtari e pa veten me 6 pikë më pak, me rezultatin 53-47.

Në periodën e fundit vlonjtatet rikuperuan shumë pikë, por pa mundur të barazojnë, pasi më rënien e sirenës për fundin e ndeshjes rezultati ishte 64-62.

Fituesja e përplasjes së pestë, që do të luhet më 3 qershor do të shpallet kampione e Shqipërise për këtë edicion.