Zenun Pajaziti: Kushtëzimi i BE-së është i padrejtë (VIDEO)

0
82

Deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti nuk po i pëlqen ideja e dërgimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës për ratifikim, në këtë kohë.

“Që një vit kemi stagnuar duke u marrë me një proces që në të shumtën e rasteve nuk ka qenë në debatin real. Është trajtuar për interesa të ngushta politike. Kjo fatkeqësisht po flitet të dal në Kuvend prandaj kishte me qenë mirë të mos sfidohet parlamenti me këtë çështje më tutje derisa të trajtohet dhe të shteret ky problem deri në instanca të ndryshme edhe ndërkombëtare”, ka deklaruar Pajaziti në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel.

Ai thotë se ka institucione ndërkombëtare të drejtësisë që ndoshta duhet të përfshiheshin dhe të sqarohet deri në fund çështja e demarkacionit.

“Personalisht mendoj se nuk kishte qenë mirë të sfidohet parlamenti me një çështje të tillë. Komisioni Evropian mendoj që duhet të na ndihmojë duke të mos na vendosur në një sfidë të tillë. Kushtëzimi i BE-së që i ka bërë Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi para se të hiqen vizat është i padrejtë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se institucionet kosovare ndoshta kanë mundur të mos e pranojnë këtë kushtëzim nga BE-ja.

“Nuk e di sa kanë mundur institucionet tona të rezistojnë. Ndoshta kanë mundur të bëjë më shumë në këtë drejtim, por është shumë keq që na vendoset një kriter i tillë”, ka thënë Pajaziti.

Deputeti i PDK-së ka folur edhe për mundësinë e përdorimit të gazit lotsjellës së opozitës në Kuvend, ka folur për riformatimin e qeverisë, emrat e personave të mundshëm për t’i zënë vendet vakante në qeveri si dhe ka folur edhe për propozimin jo zyrtar të PDK-së për riformatim substancial të koalicionit qeverisës.

Ndiqeni pra intervistën e plotë të deputetit të PDK-së dhënë për emisionin “Kontakt” për tu njohur në detaje me mendimet e tija dhe të partisë.

Action Coin