Shtyhet raportimi i Mehës për demarkacionin, arsyet nuk dihen (VIDEO)

0
146

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën parashihej të raportonte kryetari i Komisionit për përcaktimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha, është shtyrë për të premten.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Tribuna Channel, nënkryetari i Komisionit nga radhët e Listës Serbe, Sllobodan Petroviq, por pa treguar arsyet.

Kjo mbledhje ishte paraparë të mbahej të martën, nga ora 11:00, duke qenë e caktuar edhe salla se ku do të mbahej takimi.

Në këtë mbledhje do të merrte pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje. Këtë e ka bërë të ditur Zgjim Hyseni, duke shprehur qëndrimin se marrëveshja si e tillë do të kundërshtohet edhe nëse nuk do të përfitohet lëvizja pa viza në zonën Shëngen.

Action Coin