Rummenigge: Lewandowski nuk ikën nga Bayerni

0
146

Robert Lewandovski nuk do të lëvizë nga Bayern Munchen. Shefi ekzekutiv i bavarezëve, Karl-Heinz Rumenige ka hedhur poshtë zërat për një transferim të mundshëm të sulmuesit polak drejt Realit të Madridit. Sulmuesi i kampionëve të Gjermanisë prej kohësh është vënë në qëndër të vëmëndjes  nga skuadra madrilene por, pavarësisht kësaj Rummenigge është i sigurtë se sa do e madhe të jetë shuma e ofruar për futbollistin, Leëandoëski nuk do të lëvizë nga Alianz Arena.

“Një gjë mund ta them me siguri se sezonin e ardhshëm Lewandovski do të jetë serish tek Bayerni. Ne kemi besim absolut tek aftësite e tij. Është një sulmues i jashtëzakonshëm dhe këtë fakt e vertetojnë golat e shumtë që mbajnë firmën e tij. Jemi të vendosur të refuzojmë cdo lloj oferte që do të na paraqitet”

Pavarësisht fjalëve të Rumeniges, menaxheri i  sulmuesit ka pohuar se klienti i tij ka patur një takim me drejtuesit të Real Madridit. Nisur nga kjo fjala e fundit ende nuk është thënë. Në sezonin që sapo u mbyll Lewandowski realizoi 30 gola në 32 ndeshje të Bundesligës duke u shpallur golashënuesi më i mirë  dhe njëkohësisht duke u shndërruar në futbollistin e parë që arrin shifrën e 30 golave në një sezon të kampionatit gjerman pas rreth 40 vjetësh./SuperSport/

Action Coin