Petrit Selimi: Nuk ka kampe të ISIS-it në Kosovë

0
158

Në Info Magazine të Klan Kosovës, Selimi ka thënë se nuk ka dhe nuk beson se ka kampe të ISIS-it në Kosovë.

“Nuk mund të them se ka kampe dhe nuk kam njohuri që ka pasur kampe të ISIS-it dhe nuk besoj”.

Por ai ka pranuar se disa imamë kanë përdorur gjuhë të urrejtjes dhe se ekstremizmi është rritur.

“Është rritur ekstremizmi dhe askush nuk e mohon dhe është e vërtetë që ne Bashkësitë Islame të Kosovës ka pasur lëvizje që disa imamë kanë përdorur gjuhë të urrejtjes”.

Ai është shprehur se është kërcënuar për radikalizmin islamik derisa ka thënë se në Kosovë ndahet shteti dhe feja.

“Tek ne ndahet shteti dhe feja, ashtu si shteti derisa të bëhen vepra penale, shteti e ka të vështirë ti thotë Bashkësisë Islame të Kosovës sepse nuk është obligim i shtetit”.

Action Coin