Montolivo humbet Europianin

0
146

Nuk ka paqe për Riccardo Montolivon. Mesfushori i Milanit është praktikisht jashtë Euro 2016-të. 31-vjecari i cili nuk i impenjua me Italinë në miqësoren ndaj Skocisë të zhvilluar në Maltë në stërvitjen e fundit të të Kaltërve para miqësores me Skocinë, ka vuajtur nga një problem në pulpë i cili me siguri do ta mbajë jashtë europianit francez. Një lajm shumë i keq ky për trajnerin, Antonio Conte i cili u largua i mërzitur nga stadiumi “Ta Qali” i Valletas, jo për paraqtijen e skuadrës në sfidën ndaj Skocisë por për faktin se humbi një tjetër lojtar të rëndësishëm në mesfushë pas Marco Verratit. Problemi muskular i Montolivos është shumë serioz dhe shanset që kapiteni i Milanit të jetë pjesë e Italisë në Euro 2016-të janë pothuajse zero. Lajmi i vetëm i mirë për Conten ka të bëjë me faktin se Thiago Motta është riaftësuar plotësisht, dhe do të grumbullohet për evenimentin që do të mbahet në Francë. Fati i keq ndërkohë vazhdon të përndjekë Ricardo Montolivon, i cili po për shkak të një dëmtimi, humbi Botërorin e Brazilit./SuperSport/

Action Coin