Besa Famiglia shpallet kampione e Kosovës në hendboll

0
84

Besa Famiglia është shpallur kampione e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e meshkujve.

Ndeshja e dytë e ‘Play-Off-it’ të Superligës së Kosovës në Hendboll ndërmjet Prishtinës e Besës, ka përfunduar me dramë në fund të takimit, pasi që skuadra e Prishtinës barazoi rezultatin në fund 29-29, ku me këtë rezultat përfundoi edhe takimi, raporton Gazetaolle.com.

Mirëpo, ky rezultat i konvenoi skuadrës së Besës, të cilët u shpallën kampion me 32 ndeshje të fituara dhe vetëm një barazim.

Trofeun skuadrës se Besës ia dorëzoi Kryetari i federatës së hendbollit, Eugen Saraçini. Besa u shpall kampione për herë të tretë radhazi. /Olle