10 fakte të çuditshme rreth futbollit që mund të mos i keni dëgjuar kurrë më parë

0
791
Këto janë 10 faktet më të çuditshme që edhe fansat më të mëdhenj të futbollit mund të mos i kenë dëgjuar kurrë

Mund të duken jo reale dhe të vështira për tu besuar, por të gjitha janë të dokumentuara mirë dhe mund t’i gjeni me një kërkim të thjeshtë në internet nëse dyshoni në kredibilitetin e këtij artikulli

1. Futbollisti korean, Ahn Jung-hwan, i cili shënoi golin që eleminoi Italinë nga Kupa e Botës në vitin 2002, humbi kontratën e tij me klubin italian Perugia pasi ia shuajti shpresat për sukses në Kampionat Kombëtares ‘Azzurre’.

2. Reprezentuesi gjerman Mesut Ozil dhuroi si donacion 300,000 eurot e fituara si bonus pas triumfit në Kupën e Botës për fëmijët e sëmurë të Brazilit.

3. Fjala “soccer” së pari ishte përdorur në Angli para se SHBA ta adoptonte atë.

4. Kartoni i kuq më i shpejti i dhuruar në histori të futbollit ishte pas 2 sekondave. Lee Todd ishte përjashtuar pasi kishte bërtitur “më q*** mua, ajo ishte e zhurmshme,” duke iu referuar vërshëllimës së parë në ndeshje.

5. Sa herë që Koreja e Veriut luan në ndonjë Kampionat Botëror, tifozët e kësaj Kombëtareje zgjidhen në mënyrë selektive nga qeveria e vendit. Tifozët janë gjithashtu të përbërë nga vullnetarë nga Kina pasi veri koreanëve nuk iu lejohet të udhëtojnë.

6. Një futbollisti grek i ishte shqiptuar një dënim me suspendim të përjetshëm nga futbolli pasi festoi golin e shënuar duke përdorur gjestikulacionin nazist me ngritjen e dorës lartë.

7. Hitler-i urrente futbollin pasi nuk mund të sigurohej se gjermanët do të mposhtnin skuadrat e tjera jo gjermane në përballjet potenciale.

8. Grinlanda nuk mund t’i bashkohet FIFA-s pasi në këtë vend nuk rritet bari që nevojitet ta ketë një fushë futbolli.

9. Në vitin 1998, gjatë një ndeshje futbolli në Kongo, një rrufe nga qielli goditi dhe vrau 11 futbollistët e njërës skuadër derisa futbollistët e skuadrës kundërshtare shpëtuan pa asnjë gërvishtje.

10. Në vitin 1985, tifozët huliganë anglez vranë 39 persona dhe lënduan rreth 600 të tjerë, duke qenë shkaktarë të suspendimit të të gjitha klubeve angleze të cilave iu ndalua të merrnin pjesë në të gjitha garat evropiane për 5 vite. /Sportali.net 

Action Coin