Kosova shpenzoi mbi 250 mijë euro për dialog me Serbinë

0
133

Dinamika e takimeve në Bruksel ka rënë këtë vit. Përveç takimeve të nivelit teknik, kryeministrat – ai Kosovës dhe ai i Serbisë – u takuan vetëm një herë.

Ndryshe ka qenë vitin e kaluar kur takimet ishin më të shpeshta. Madje, viti i kaluar u konsiderua edhe si vit i suksesshëm, për faktin se u nënshkruan katër marrëveshje: ajo për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, marrëveshja për telekomin, për energjinë dhe heqja e barrikadës mbi lumin Ibër.

Të katër marrëveshjet nuk po zbatohen edhe pse po bëhet gati një vit që nga nënshkrimi i tyre nga dy kryeministrat.

Por, dialogu me Serbinë po del se po i kushton buxhetit të shtetit. Për vitin 2015, ministria për Dialog ka shpenzuar mbi 325 mijë euro buxhet për të gjitha kategoritë.

Kurse, për vitin 2016 është paraparë më pak buxhet për Ministrinë e udhëhequr nga Edita Tahiri, e që zyrtarisht njihet si Ministria pa Portofol.

Mbi 67 mijë euro buxheti do të jetë më i vogël për këtë vit. Saktësisht do të jetë 257 mijë e 858 euro.

Më së shumti me këtë parashikim të buxhetit e ka pësuar kategoria për udhëtime zyrtare.