Hoxha nga Mitrovica, fjalë të mëdha për Mërgim Mavrajn (VIDEO)

0
694

Hoxha Fatmir Latifaj nga Shipoli i Mitrovicës, që përveç si pajtues i gjaqeve, njihet edhe për komentimin që ua bënë aktualiteteve, në ligjëratën e fundit ka komentuar edhe debatin rreth futbollistit Mërgim Mavraj, që ka refuzuar të bart fanellën me mbishkrimin e birrës, transmeton Ditori

“Pata qejf, prej kësaj xhamie, në emrin tim dhe në emrin e krejt xhematit tim, mi thënë Mergim Mavrajt i cili nuk ka pranu mbishkrimin mbi fanellën e birrës, hallall të qoft buka me kore që mbinë veç në tokën arbnore” Allahu e shperblefte”, ka thënë Latifaj.

Latifaj ka thënë më tej se kudo që është muslimani, duhet të jetë musliman i mirë.

“Kudo që është muslimani, minator me konë, duhet me konë minator i mirë, polic me konë, polic i mirë, futbollist, futbollist i mirë, kudo që të jesh, të jesh hakikat, besimtar, syri mos të trembet se Zotin e ki me vete, kur je me Zotin nuk o gajle qe nuk eshte tjeter kush me ty, se Allahu është me ty, i vetëm i cili ka me t’mjaftu”, ka thënë Hoxha nga Shipoli i Mitrovicës.

Ndryshe, futbollisti i kombëtares, Mergim Mavraj refuzoi fanellën me mbishkrimin e birrës së Pejës, me arsyetimin se nuk dëshiron t’i bëj reklamë haramit, e që ky veprim i Mavrajt nxiti debate të shumta, ku disa e kritikuan për këtë veprim por qe shumë të tjerë e mbështeten. /Ditori.com/

Action Coin