Studentët e helmuar në Gjakovë flasin nga spitali

0
129

35 studentë në Gjakovë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e këtij qyteti, pasi kanë ngrënë ushqim në mensën e konviktit të Fakultetit të Gjakovës.

Dyshohet se ata janë helmuar me ushqim.

Një studente e shtruar në spital ka rrëfyer për Orën e Fundit të Klan Kosovës problemin e tyre.

“Kemi ngrenë në menze, s’ka qenë ushqimi i shijshëm, të nesërmen kemi pasur të dhembura të barkut, jashtëqitje të vjella, kemi ardhur vetë në spital. Kemi ngrënë edhe qofte. Nuk e dimë tamam cili ka qenë problemi. Në qendrën e mjekësisë familjare na kanë trajtuar shumë keq.Në spital kushtet janë më të mira”, tha ajo

Vullnet Krasniqi, kryetar i Unionit të Studentëve në Gjakovë, shpreson që rasti të zbardhet.

“Dhimbjet dhe simptomat e para kanë filluar në ora 10:00 të mëngjesit. Policia nuk na ka lejuar të hapim rast. Inspektoriati e ka mbyllur kuzhinën përkohësisht. Ankesa kemi pasur edhe më herët për ushqimin. Dyshojmë se prej qofteve janë helmuar studentët”, tha ai.

“Shpresojmë që dikush të na ndihmoj dhe rasti të zbardhet”, ka thënë Krasniqi, njofton Klan Kosova.