Tahiri: Serbia po e pengon implementimin e ujdisë për kodin telefonik

0
71

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës  i ka ofruar mjaft alternativa opozitës sa i përket çështjes së marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ajo ka shprehur bindjen se Parlamenti i Kosovës do ta ratifikojë këtë marrëveshje.

Tahiri këto komente i bëri gjatë takimit që pati sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler

Duke folur për rrjedhat në procesin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit ajo tha se  Kosova vazhdon angazhimin e saj në këtë dialog .

Sipas saj, Serbia po vazhdon me pengesat në implementimin e plotë të këtyre marrëveshjeve me theks të veçantë në zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik dhe pavarësinë e KOSTT-it, mos  zbatimi i të cilëve do të vonojë proceset tjera zbatuese. Në këtë kontekst Tahiri kërkoi nga BE të maksimizoj trysninë mbi Serbinë lidhur me këtë proces.

Nga ana tjetër, ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler vlerësoi zhvillimet dhe sukseset e fundit në Kosovë duke konfirmuar mbështetjen vendit të  për proceset integruese evropiane për Kosovën  si dhe avancimin e bashkëpunimit në mes dyja vendeve, transmeton Klan Kosova.

Action Coin