Prishtinasit po rrezikohen nga qentë endacakë (VIDEO)

0
361

Një nxënës i një hyrje banesore në rrugën “Lekë Dukagjini” në lagjen Dardania në Prishtinë, nuk arriti të shkojë në shkollë.

Në tentativë për të ikur nga vërsulja e qenve, 15 vjeçari Leart Gashi pësoi keq.

Nga xhami i derës, nxënësi i klasës së nëntë, që me kërkesë të prindërve fytyra e tij nuk bëhet publike mori plagë të thella në kokë, krah e duar.

Plagët që ju trajtuan nga kirurgjia maksillofaciale, sipas mjekëve nuk janë të lehta.

E nuk është se ka shpëtuar më lehtë sesa kafshimet e qenve.

Vërsuljet e qenve endacakë në lagjen Dardania janë të shpeshta.

Të alarmuar nga kjo gjendje është edhe Bashkësia Lokale për tashmë dy vite.

E në drejtorinë e shërbimeve publike po thonë se janë duke realizuar planin operativ të streilizimit të qenve endacak në të gjithë Prishtinën. Por që të gjithë këta kthehen përsëri në rrugë.

Udhëzimi administrative për strehimoret e qenve endacak është në fazën e fundit të hartimit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ndërkaq pritet të dërgohet për miratim brenda një kohe të shkurtë në qeveri.