‘FreshChipsi’ senzacion i ri në Mitrovicë, edhe fytyrat publike të pasionuar

0
1706

Në një kohë kur është mjaft e vështirë të bësh biznes në Kosovë, veqmas në qytetin e Mitrovicës që përballet me probleme të shumta politike dhe ekonomike, janë pikërisht vëllezërit Mangjolli që kanë ardh me një ide kogja inovative, duke hapur një biznes jo fort të zakonshëm tek ne, atë të Fresh Chipsit, transmeton Ditori.com

Behar Mangjolli, që këto ditë me vëllaun e tij Bujarin kanë hapur këtë lloj biznesi në Mitrovicë, rrëfehet për Ditorin në lidhje me sfidat dhe atë se si po e mirëpresin këtë lloj risie qytetarët e Mitrovicës.

“Fresh Chips ka ardh si risi në Mitrovicë për herë të parë. Ne si të rinjë kemi dashtë të gjejmë diçka të re që i mungon qytetit dhe banorëve të qytetit tonë. Kemi hulumtu tregun bukur një kohë dhe kemi konstatu që ky biznes i vogël mund të ngjallë interesim në qytetin tonë”, thotë Manxholli.
fresh6“Kemi hulumtu tregun bukur një kohë dhe kemi konstatu që ky biznes i vogël mund të ngjallë interesim në qytetin tonë. Pasi që kemi vendos se qka do të hapin në këtë rast Fresh Chips kemi vendos kontakte me prodhuesit e ketyre pasijeve dhe natyrisht i kemi porositur dhe kemi mbajt disa trajnime për pregaditjen me të mirë të patates me shije të ndryshme”, rrëfen Mangjolli.

Ai thotë se qytetarët janë shumë të kënaqur me shërbimet që ju ofrojnë.

“Ne si dy vëllezerit Mangjolli jemi duke punu me shumë sukses ndërsa konsumatorët tanë janë shumë të kënaqur me cilësin,pregaditjen dhe natyrisht rol të veçantë i kushtojmë pastërtisë”, thotë ai.
fresh2Ai tregon se si edhe fytyrat publike nga sfera e politikës, muzikës e sportit shërbehen me “Fresh Chips”.
fresh1“Qytetarët e Mitrovicës sot na pergezojnë dhe na quajnë si senzacion i qytetit tonë. Qytetarët e Mitrovicës sot na pergezojnë dhe na quajnë si senzacion i qytetit tonë kurse klientë tonë janë edhe shumë figura publike si sportist,tifozë,kengetarë,politikan etj”, thotë Mangjolli.
fresh4fresh8Në fund Mangjolli inkurajon edhe të rinjë tjerë që të shikojnë mundësitë dhe të gjejnë ide të reja dhe inovative.

“Ne jemi mitrovicas dhe këtë biznes të vogël na kanë bërë të sukseshëm bashkëvendasit tonë! Ne i inkurajojmë edhe të rinjë tjerë të shikojnë mundësitë dhe të gjejnë ide të reja dhe inovative”, përfundon Mangjolli. /Ditori.com/

Action Coin