Nura dhe ministri Zharku monitoruan punët në zgjerimin e rrugës magjistrale Drenas-Skenderaj-Klinë e Epërme

0
122

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku kanë monitoruar nga afër punët në realizimin e zgjerimit të rrugës me katër korsi që lidh Skenderajn me Drenasin dhe Komoranin në drejtim të autostradës.

Janë vizituar disa vendpunishte në disa nga segmentet e kësaj rruge duke marrë informata nga dora e parë për disa detaje të realizimit të projektit që më fillimin e sezonës pranverore ka vazhduar të realizohet.

Projekti i zgjerimit të rrugës magjistrale është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Skenderajt, pasi mundëson lëvizjen më të shpejtë drejt kryeqytetit të Kosovës dhe autostradës në drejtim të Shqipërisë.

Action Coin