Ndërtesa e Qeverisë dekorohet me ngjyrat e flamurit të LGBT-së

0
79

Sot në Kosovë është shënuar Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë (IDAHOT).

Për nder të kësaj dite në Prishtinë u organizua një marsh ku të pranishëm ishin presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ish presidentja, Atifete Jahjaga, eurodeputetja Ulrike Lunacek, ambasadori Greg Delawie, ambasadori britanik, etj.

E, në orët e mbrëmjes ndërtesa e Qeverisë ka marrë ngjyrat e flamurit LGBT, për të shprehur kështu solidarizimin për komunitet, transmeton Telegrafi.