Hoti dhe Sejdiu zihen për autobusët (VIDEO)

0
85

Kryetari i  komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nëse ministri i financave Avdullah Hoti, nuk e nënshkruan së shpejti garancionin e sovranitetit për blerjen e 51 autobusëve të rinj, atëherë ai bashkë me qytetarët do e kërkojë këtë në mënyrë tjetër, njofton Klan Kosova.

E kjo bëri që kryesuesi i kuvendit Halim Halimi të thërras në takim ministrin e financave, Avdullah Hoti.

Por as kryesuesi e as ministri  nuk i kishin ftuar  në takim as kryetarin e Prishtinës e as zëvendësin e tij.

E për këtë qasje, nënkryetari Dardan Sejdiu kërkoi sqarim nga ministri, i cili nuk i ofroi atë.

Sipas Hotit është komuna e Prishtinës ajo e cila nuk po plotëson kushtet që ministria i ka kërkuar për të nënshkruar garancionin e sovranitetit.

Por Sejdiu thotë që këto kushte janë plotësuar tashmë.

E ministri nuk po i vlerëson të ligjshme nënshkrimet e komisionit të aksionarëve për ndërmarrjet publike.

Sipas tij komisioni i aksionarëve duhet të marrë autorizim nga kuvendi komunal.

Hoti premton se kjo çështje do rregullohet tashmë.

Por edhe para ardhjes së Hotit në zyrat e komunës, Shpend Ahmeti,  ia bëri me dije se i intereson vetëm që qytetarët të bëhen me autobusë të rinj.
Kronikën e përgatitur nga gazetarja Arbresha Fazliu mund ta ndiqni më poshtë me të gjitha detajet tjera.

Action Coin