Ambasadorët pa sigurim shëndetësor

0
115

Ministria e Punëve të Jashtme i ka lënë pa sigurim shëndetësor disa prej ambasadorëve të stafit diplomatik të vendit.

Zyrtarisht MPJ-ja nuk ka njoftuar se cilët ambasadorë janë të pasiguruar, por ka pranuar se disa prej tyre nuk kanë sigurim shëndetësor për shkak të kontratave të skaduara.

“Mund të themi se gati të gjitha misionet diplomatike dhe konsullore posedojnë sigurime shëndetësore, përjashtimisht atyre që u ka skaduar kontrata dhe janë në proces të ripërtëritjes së kontratës, apo lidhjes së kontratës së re pas aprovimeve që i bën Zyrtari Kryesor Administrativ”, thuhet në përgjigjen elektronike të Divizionit për Komunikim Publik të MPJ-së për KALLXO.com.

Në përgjigjen e MPJ-së thuhet gjithashtu se të gjithë atyre që u ka skaduar kontrata tani janë në proces të ripërtëritjes së kontratave të reja.

Ndërsa procedura për lidhjen e kontratave bëhet në mënyrë individuale. Pra, secila ambasadë nënshkruan kontratë individuale që do të thotë se sigurimet shëndetësore nuk jepen në të njëjtin moment për të gjitha ambasadat kosovare nëpër botë.

Përveç ambasadorëve dhe stafit diplomatik e konsullor, sigurimi shëndetësor jepet edhe për familjarët e tyre si dhe për stafin administrativo-teknik në këto misione.

Ndërsa Republika e Kosovës numëron plot 25 ambasada nëpër shtete të ndryshme të botës si dhe 28 misione konsullore nëpër vende tjera.

Në tetor të vitit 2014 kur Koosva hyri në krizë politike pas zgjedhjeve të 8 qershorit të këtij viti, pesë ambasada nëpër shtete të ndryshme të Evropës mbetën pa roga për dy muaj.

Action Coin