Manushaqe Nura: Jam me fat që jam në mesin tuaj (FOTO)

0
958

Në ceremoninë zyrtare për shpalljen e ushtarit më të mirë për vitin 2016 në Kroaci, togerja e FSK’së Manushaqe Nura zuri vendin e parë dhe është nderuar me medalje. Për këtë çmim Nura po thotë që është me fat që është në mesin tonë.

Manushaqe Nura në një postim në profilin e saj në Facebook ka shkruar se kujtimi për ata që dhanë jetën për lirinë tonë ka qenë burimi i mprehtësisë dhe forcës sime përgjatë sfidave të kësaj gare.

“Miqt e mi dhe qytetarë t’nderum, Faleminderit shumë për përkrahjen dhe kto fjalë miradie. Duhet t’a dini që ndihem shumë me fat që jam në mesin tuaj; në mesin e njerëzve që kanë punuar dhe punojnë që unë të kem mundësi më të mira, andaj sukseset dhe fitoret u’a kam borxh. Kujtimi për ata që dhanë jetën për lirinë tonë ka qenë burimi i mprehtësisë dhe forcës sime përgjat sfidave të kesaj gare. Shpresoj qe ky vit të jetë sa më i denjë për të gjithë ne. Unë jam me fat”, ka shkruar Nura në facebook.

Gara për përzgjedhjen e ushtarit më të mirë, që mbahet çdo vit në Kroaci, është njëra ndër garat ushtarake më të forta në botë.

“FSK-në e kanë përfaqësuar tre pjesëtarë të saj: Toger Manushaqe Nura dhe Tetarët Binak Podrimçaku dhe Feti Pronaj. Në garën për përzgjedhjen e ushtarit më të mirë të Kroacisë dhe atij ndërkombëtarë, kanë marrë pjesë 145 ushtarë, të cilët kanë marshuar 40 kilometra me 17.6”, thuhej në Komunikatë.

Viti 2016 filloi me shumë suksese për pjesëtarët e FSK’së. Arilena Shala dhe Yll Dalladaku do të jenë studentët e parë nga Kosova që do të shkollohen në akademinë më prestigjioze ushtarake amerikane West Point.
manushaqe1manushaqe2manushaqe3

Action Coin