Ymeri: Numri i njerëzve që do t’i bashkohen VV-së do të jetë i madh

0
856

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media lidhur me aderimin në Vetëvendosje të Xhevat Bislimit dhe Bajram Ajetit, të dy këta nga partia Nisma për Kosovën.

Xhevat Bislimi, tashmë anëtar i VV-së tha se i takojnë një brezi që janë rritur me idenë e lirisë dhe të vetëvendosjes.

Ai tha se dy çështje mbeten të hapura për shqiptarët, ai i realizimit të idealit kombëtar dhe një barazi ekonomike shoqërore në vend, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, Bajram Ajeti tha se duke marrë seriozitetin e Vetëvendosjes në krijimin e një shteti demokratik, i bashkohet kësaj partie.

Ajeti tha se nuk do të marrin pjesë në protestën e së shtunës.

Ndërkaq kryetari i VV-së, Visar Ymeri tha se njerëzit i bashkohen kësaj partie sepse i ndajnë të njëjtat qëndrime politike.

Ai tha se numri i njerëzve që do t’i bashkohen VV-së do të jetë edhe më i madh në ditët në vazhdim.   /Telegrafi/

Action Coin