Lunaçek: Njohja e Kosovës, kusht për Serbinë në BE

0
303

Deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, që është edhe raportuese e BE-së për Kosovën, ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën që të hyjë në Bashkimin Evropian.

“Asnjë shteti nuk do t’i lejohet anëtarësimi që nuk e ka kufirin e definuar dhe kjo është arsyeja pse mendoj që Serbia nuk do integrohet në BE pa e njohur Kosovën, sepse nuk ka kufi të definuar”, ka thënë Lunacek.

Ajo ka shtuar se nuk është armike e Serbisë, por se përfaqëson pikëpamjet e saj politike të bazuara në realitetin politik. /Klan Kosova/