Eneda Tarifa: Do kisha marrë para, por nuk e hodha në gjyq gazetarin holandez se…

0
200

Momenti i sikletshëm i këngëtares shqiptare para pak javësh, kur gjatë intervistës në Amsterdam, u duk nervoze teksa i kërkonte gazetarit të priste në montazh pjesën ku ngatërrohej, është rikthyer sërish në vëmendje.

Në një intervistë për revistën “Who” Eneda Tarifa ka treguar se atë ditë ajo ka qenë e lodhur, por nga dashamirësia nuk i ka thënë dot jo, gazetarit holandez, pavarësisht se kishte dhënë 20 intervista përpara saj.

E pyetur nëse intervista u hodh në Youtube ashtu bruto, me ndonjë qëllim prapa, këngëtarja thotë: “Është bërë pa dashje. Unë u sqarova me gazetarin, i cili erdhi dhe më kërkoi 100 herë të falur, duke menduar se mund ta hidhja në gjyq. Por unë nuk e bëra sepse m’u duk diçka e papërfillshme për ta bërë çështje të madhe.

Edhe pse mund të kisha marrë para nga kjo, pasi faji i tyre ishte nga fillimi deri në fund. Po meqë ishin të gatshëm të bënin autokritikë dhe një video ku shpjegonin se është faji tyre, atëherë unë e lashë luftën e madhe dhe vendosa të bëj paqe.

Nga ana tjetër thashë, në fund të fundit nuk ka reklamë të keqe. Çdo publicitet, i mirë apo i keq, është publicitet.

Nga njerëz dashamirës kam dëgjuar shprehje të tipit “karamelja mbahet në gojë”. – është shprehur Tarifa.