Krasniqi: Me agjentin Zeka do të takohemi në gjykatë

0
332

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave të gazetarit Milaim Zeka, ku ky i fundit ka thënë se VV-ja është formuar nga SHIK-u për ta dobësuar LDK-në.

“Të gjitha ato që sot i tha agjenti i SHIK-ut, Milaim Zeka, janë shpifje dhe trillime që vijnë nga pezmi i demaskimit që i ndodhi ditëve të fundit.

Krejt çka do t’i them sot atij është që për krejt shpifjet e tilla, ditëve në vijim do të dorëzojmë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe me agjentin Zeka do të takohemi në gjykatë.

Për mua ky debat me një shpifës të ulët dhe qesharak mbaron këtu”, ka shkruar Krasniqi në facebook. /Ditori.com/

Action Coin