Fraksion+ i bashkohet PDK-së

0
98

Ajnishahe Halimi, Arben Gecaj dhe Fatos Aliu që kishin themeluar organizatën Fraksion +, sot do t’i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Arben Gecaj, duke mos pranuar të komentonte më shumë.

“Sot do t’i bashkohem PDK-së, për më shumë detaje në konferencën për media”, ka thënë Gecaj për Indeksonline.

Halimi, Gecaj dhe Aliu kanë qenë në Vetëvendosje, por për shkak të mos pajtimeve kanë hequr dorë.

Në orën 11 kryetari i porsazgjedhur i PDK-së, Kadri Veseli, ka paralajmëruar konferencë ku do t’i prezantojë të posabashkuarit.

Halimi, Gecaj e Aliu për shkak të pakënaqësive kishin lënë Vetëvendosjen, për të funksionuar për një periudhë 1 vjeçare si grupim politik.

Ata sot kanë vendosur ta mbyllin aktivitetin në Fraksion +, për të rrugëtuar me PDK-në.