Tentim vrasje e pazakontë në Drenicë, dy femra dërgohen urgjentinsht në QKUK

0
435

Të dielën në mesditë një mashkull është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që ka kanosur me armë zjarri një tjetër person po t ë njejtës gjini.

Por, pas arrestimit i dyshuari është lëshuar me urdhër të prokurorit,thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gllogoc 08.05.2016 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një pushkë gjuetie me dy fishek të kalibrit 12 mm. Si pasojë e kanosjes, me pas ka ndodhur një përleshje në mes dy femrave K/Shqiptare, të cilat janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Veriu.info/Ditori.com/